Telegrafi

Kounde emëron portierin më të mirë në botë, çuditërisht anashkalon Ter Stegenin

Mbrojtësi francez Jules Kounde ka folur për portierin më të mirë në botë.

Anëtari i Barcelonës dhe Kombëtares së Francës ka emëruar bashkëkombësin e tij Mike Maignan si portierin më të mirë në botë.

“Për mua, Mike Maignan është portieri më i mirë në botë”, ka thënë Jules Kounde për mediat franceze.

Kounde çuditërisht e anashkalon shokun e skuadrës Marc-Andre Ter Stegen në vlerësimin e tij se kush është portieri më i mirë në botë.

Gjithsesi, duhet të respektohet zgjedhja e Koundes duke pasur parasysh se ai ka luajtur me të dy portierët përkatësisht te Barça dhe Franca.

Ter Stegen ka pasur një karrierë më të gjatë se Maignan edhe pse karriera ndërkombëtare e gjermanit është penguar nga statusi i Manuel Neuer.

Kjo është arsyeja pse Ter Stegen nuk luajti as një lojë në Kupën e Botës apo Kampionate Evropiane.

Lexo po ashtu Deschamps heq dorë nga ylli i Francës për ndeshjen me Spanjën - e zhvendosë në bankinë

Ndërkohë, Maignan ka qenë mbresëlënës për Milanin dhe veçanërisht për Francën në Euro.

Portieri francez madh ka pranuar vetëm një gol në garën e Francës në gjysmëfinalen e Euros. /Telegrafi/