LAJMI I FUNDIT:

Kosova ofron mundësi të mira për investime

Kosova ofron mundësi të mira për investime

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim afaristin nga Jordania, Abed Al-Rahim Boucai, udhëheqës i kompanisë Al-Boucai Group. Boucai shoqërohej nga Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri.

Ministrja Bajrami e njoftoi Boucai lidhur me mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj. Ajo e informoi mysafirin jordanez lidhur me përmirësimet e shumta ekonomike që janë arritur nga Republika e Kosovës në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm afarist.

Nga ana tjetër, Boucai falënderoi ministren Bajrami për pritjen dhe tha se është i inkurajuar me zhvillimet pozitive ekonomike që po ndodhin në Kosovë. Ai u shpreh optimist se Kosova ofron mundësi të mira për investime dhe se po e konsideron seriozisht angazhimin e tij afarist në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Kalo në kategori