LAJMI I FUNDIT:

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Raporti Botëror i Lumturisë i Rrjetit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së sërish ka vënë në pah vendet të cilat janë më të lumtura dhe sërish shtet nordike i prijnë listës.  

raportin e publikuar bëhet e ditur se shteti finlandez i prin listës, si vendi më i lumtur në botë.

Pas Finlandës vijnë shtet tjera nordike, si Danimarka në vendin e dytë, Islanda në të tretin, Suedia në të katërtin dhe Holanda në të pestin.


Publikohet Raporti Botëror i Lumturisë - për të tetin vit radhazi, Finlanda mbetet në vendin e parë
Lexo po ashtu Publikohet Raporti Botëror i Lumturisë - për të tetin vit radhazi, Finlanda mbetet në vendin e parë

Më pas vijnë Kosta Rika, Norvegjia, Izraeli, Luksemburgu, etj.

Por, ku qëndron Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit?

Në mesin e shteteve Ballkanike, qytetarët e Kosovës janë më të lumturit. Kosova ndodhet në vendin e 29 në listë.

Ndërsa pas Kosovës vjen Serbia në vendin e 31, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 56-të, Mali i Zi në vendin e 71, Maqedonia e Veriut në vendin e 86-të si dhe Shqipëria në vendin e 89.

Në raport thuhet se këto “vlerësime të jetës” e vënë fokusin në kënaqësinë e njerëzve me jetën.

Në përmbledhjen ekzekutive thuhet se fokusi në këtë raport ka qenë ndikimi i kujdesit nga personat tjerë dhe ‘përhapja’ e lumturisë.

“Ka shumë mënyra në të cilat ne kujdesemi dhe ndajmë me njëri-tjetrin. Ndoshta më universalja shembull është të ndarja e vakteve. Siç tregon kapitulli 3, të ngrënit i vetëm nuk është e mirë për mirëqenien tuaj. Njerëzit që hanë shpesh me të tjerët janë shumë më të lumtur dhe ky efekt qëndron edhe duke marrë parasysh madhësinë e familjes.

Rritja e numrit të njerëzve që hanë vetëm është një arsye për rënien e mirëqenies në Shtetet e Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në këtë raport.

Ndryshe, në korrik 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.

Objektivi i kësaj dite është të theksohet se lumturia dhe prosperiteti nuk janë vetëm dëshira personale, por edhe qëllime globale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur

Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur "garë armësh" pas memorandumit me Kosovën

Lajme
Haliti i pakënaqur me zgjedhjet: Një pjesë e madhe e Kosovës mbeti e pa përfaqësuar në grupin parlamentar të PDK-së

Haliti i pakënaqur me zgjedhjet: Një pjesë e madhe e Kosovës mbeti e pa përfaqësuar në grupin parlamentar të PDK-së

Politikë
Aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, koloneli Toci: Serbia gjithmonë gjen një armik

Aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, koloneli Toci: Serbia gjithmonë gjen një armik

Siguri
A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?

A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?

Siguri
Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Lajme
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
Kalo në kategori