Kosova në Kongresin Global të Ndërmarrësisë në Australi

Në vitin e pesëmbëdhjetë të organizimit, Kosova u përfaqësua nga Innovation Centre Kosovo (ICK), në Kongresin që u mbajt në Melbourne (Australi). Republika e Kosovës ishte e nominuar edhe për çmimet vjetore për aktivitete të ndërmarrësisë për kokë banori dhe “Brand & Community Champions”, si dhe u prezantua në skenën kryesore, në panalin “Ndërtimi i Ekosistemeve të Shëndetshme të Ndërmarrësisë”, në të cilin folëse ishte znj. Dorina Grezda.
Kongresi Global i Ndërmarrësisë organizohet nga GEN (Global Entrepreneurship Network), të cilët poashtu janë organizatorë të GEW (Javës Globale të Ndërmarrësisë).
Java Globale e Ndërmarrësisë 2023, organizohet prej 13-19 Nëntor. Për të njëmbëdhjetin (11) vit me radhë mbi 80 organizata, biznese, donatorë dhe institucione partnere, me mbi 100 aktivitete, shënojnë Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë. Nikoqir zyrtar i Global Entrepreneurship Network (GEN) dhe Global Entrepreneurship Week (GEW) për Kosovë është Qendra e Inovacionit e Kosovës (ICK).























































