Dje opinioni ynë u njoftua me përmbajtjen e Raportit të DASH-it, i cili paska konstatuar: Raporti i DASH-it për të drejtat e njeriut, për Kosovën në vitin 2015 konstaton: “Korrupsioni endemik qeveritar dhe i sektorit privat, dhe mungesa e ndëshkimit të akteve korruptive mbetet një problem i rëndësishëm i të drejtave të njeriut ”.
Madje, nuk është as hera e parë e as e fundit që një raport ndërkombëtar ka konstatuar nivelin e lartë të korrupsionit në Kosovë. Pra, kemi një përkeqësim në ketë rrafsh.
Kohë më parë edhe raportuesi i KE-së, thoshte se: “Sigurimi i sundimit të ligjit do të duhej të jetë prioritet për autoritetet e Kosovës. Korrupsioni i përhapur endemik ka impakt negativ në jetët e qytetarëve të Kosovës dhe pengon zhvillimin ekonomik”.
Madje ketë po e thonë dy institucione kredibile të vendeve më demokratike të botës dhe pushtetarët tanë mundohen fajin t’ia gjuajnë opozitës?! Kjo nuk është aspak serioze.
Qe si i priten pushtetarët tanë këto raporte?
Njeriu i parë i shtetit, i cili pa dyshim është përgjegjësi kryesor që korrupsioni ka mestastazuar çdo pore të shoqërisë sonë (Qeveri, komunat, arsim, investimet e zhvillimin), e paska “zbuluar Amerikën” duke konstatuar “dhunën” e opozitës, si problemin kryesor të Kosovës?! Po, ky e paska gjetur një fajtor kujdestar, opozitën dhe bombolat e gazit lotsjellës. Ani pse historia e gazit lotsjellës vjen vetëm nga tetori i vitit 2015, ketë e ka edhe në raportin e DASH-it. Por, për gazin lotsjellës duhet të merren përdoruesit, ne ketë rast opozita.
Nëse bëjmë një krahasim, mes gazit lotsjellës dhe korrupsionit, dallimi është si i ditës me natën. Mbase edhe më i thellë.
Pse?
Gazi lotsjellës i përdorur nga opozita (ndonëse mjet jo adekuat, shkaku, tirania e numrave të koalicionit qeveritar), kishte për qëllim që t’i tregonte opinionit (të brendshëm e të jashtëm) se qeveritaret e vendit në bisedimet e Brukselit nuk e kishin mbrojtur interesin e vendit, se në shënimin e kufirit me Malin e Zi, Atdheut ia kishin humbur mbi 8000 hektar tokë, se marrëveshja e 25 gushtit ishte e dëmshme dhe po e bënte hisedarë në sovranitetin e vendit, Serbinë.
Vendimi i 23 dhjetorit 2015, i Gjykatës Kushtetuese, opozitës i ka dhënë të drejtë dhe më ketë i ka dhënë të drejtë edhe përdorimit të gazit lotsjellës, i cili e ndali trendin e marrëveshjeve të këqija. Ndërsa, endemia e korrupsionit e filluar fill pas luftës çlirimtare, është problemi kryesor i shoqërisë sonë.
Ajo fillon që në Fondin e 3-përqindëshit dhe Fondin “Vendlindja Thërret”, para, gjatë e pas luftës. Por, e tërë çështja është: sa mund ta ndryshojnë gjendjen, shkaktarët kryesor të kësaj gjendje, Mustafa & Thaçi? Duhet të jesh më shumë se miop që të besosh se me ketë duet të pa natyrshëm (për shkak të kakofonisë se njohur në mes këtyre njerëzve), do të ndryshohet gjendja në Republikën tonë.
Është e qartë, “sundimtarët autoritarë”, edhe kjo e thënë nga një raport tjetër ndërkombëtar, që edhe pozitat që i kanë, i kanë të korruptuara. Prandaj këta, pa korrupsion endemik nuk mund të mbijetojnë! Po, a mund të mbijetoj vendi me ketë korrupsion endemik? Vështirë kjo e besueshme!
Përgjigje të përafërta, opinionit i dha edhe i pari i Qeverisë, i cili në tri raste paska thënë: “Korrupsioni është perceptim”, një herë tjetër “nuk kemi afera korruptimi”, derisa edhe “duhet raportet e DASH-it dhe mbase edhe të KE-së, t’ia tregojnë emrat e të korruptuarve“ etj. ani pse ai do të duhej që emrat t’i kërkonte nga institucionet e pavarura përgjegjëse që të vihen në veprim për të zbuluar ketë endemi, institucione që për atë qëllim paguhen nga paraja publike; ani pse kryeministri e dinë se ish-ambasadorja e SHBA-ve në një rast ia kishte përkujtuar 70 lëndët e Prokurorisë, të kohës kur ai ishte kryetar i Prishtinës! Pas kësaj ishte formuar koalicioni që tani qeveris me vendin?! Por, ishin edhe disa afera të kryeministrisë që lidheshin me familjaret e tij.
Krerët e koalicionit, Mustafa & Thaçi, duhet ta kuptojnë se njerëzit nuk janë duke ngrenë bar, i gjithë procesi i zgjedhjes se kryetarit (presidentit), është përcjell nga një valë jo e vogël e korrupsionit?!
Shpenzime të paplanifikuara janë bërë edhe në ceremoninë e mbajtur në Sheshin Skënderbeu. Hi syve nuk mund t’i qitni opinionit, ndonëse opinioni ynë është lehtë i manipulueshëm!
Ajo që duhet ta dinë të parët e institucioneve tona është se, ata nuk mund ta mbulojnë korrupsionin në qeveri dhe institucione tjera të shtetit, me metodat e “dhunshme” që opozita e bashkuar i përdori në Kuvend apo edhe jashtë tij. Ata nuk mund ta fshehin kapjen e institucioneve të pavarura të shtetit, tërë Sistemin e Drejtësisë përfshirë dhe Gjykatën Kushtetuese me “dhunën” e përdorur nga partitë opozitare. Është për të ardhur keq, pse raporti i DASH-it dhe i KE-së, nuk është marrë fare me marrëveshjet tepër të këqija, mbase edhe të papranueshme që i ka bërë ekzekutivi ynë?! Marrëveshje që e kanë sjellë “dhunën” në Kuvend dhe jashtë tij.
Shkurt e shqip, korrupsioni endemik, për të cilin flitet në raportin e DASH-it, dhe atë të KE-së në asnjë mënyrë nuk mund të mbulohen me “dhunën” e shkaktuar nga bombolat e gazit lotsjellës të përdorura në Kuvendin e Kosovës në pesë muajt e fundit (tetor 2015– shkurt 2016). Madje problemet në Kosovë janë edhe më të thella sesa përshkruhen në raportet në fjalë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit