LAJMI I FUNDIT:

Konjufca takoi mërgatën në Uashington: Dyert e investimeve janë të hapura

Konjufca takoi mërgatën në Uashington: Dyert e investimeve janë të hapura

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me mërgatën shqiptare në Uashington, biznesmenë, profesionistë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Në takimin e realizuar në Ambasadën e Kosovës i pranishëm ishte edhe ish-ambasadori William Walker, i cili inkurajoi Kosovën të vazhdojë rrugën e reformave dhe modernizimit të shoqërisë së saj.

Në adresimin e tij para bashkatdhetarëve, kryetari Glauk Konjufca foli për situatën aktuale në Kosovë dhe për progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke u ndalur në rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë dhe të investimeve, si dhe nevojën për të punuar për integrimin e Kosovës në familjen e BE-së.


Kryetari i Kuvendit vlerësoi lart përpjekjet dhe ndihmën e diasporës kosovare dhe ritheksoi se institucionet e Kosovës janë të hapura për të dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e tyre në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën.

Konjufca tha se dyert e investimeve në vendlindjen e tyre janë të hapura sot më shumë se kurdoherë më parë.

Gjatë bashkëbisedimit me bashkatdhetarë u diskutua gjithashtu për proceset aktuale në Kosovë dhe për sfidat e ardhshme, si dhe për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe SHBA-së, duke përfshirë ekonominë, arsimin, kulturën dhe sigurinë.

Bashkatdhetarët u shprehën se kanë shumë interes dhe dëshirë për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës, veçanërisht në fushat e arsimit dhe zhvillimit ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Kronika e Zezë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Kalo në kategori