Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se nuk duhet të ketë kushtëzime për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Konjufca përmes një prononcimi për media ka thënë se Serbia është duke shkel marrëveshjet e arritura me Kosovën, pasi siç tha ai Serbia iu ka shkruar letra shteteve kundër liberalizimit të vizave.
“Është gabim që të ketë pikënisje në formë të kushtëzimit. Marrëveshja nuk ka kushtëzime, është gabim që të ketë kushtëzime. Marrëveshja… sekuencimi i marrëveshjes, hapat sipas kohës janë vetëm ata që fillojnë pas nenit të 2, neni i 2 hynë në fuqi në momentin që palët pajtohen, pra që shtetet funksionojnë si sovrane. Ju lutem çfarë sjellje është kjo kur Serbia iu shkruan letra shteteve edhe kundër liberalizimit, kjo është e tepërt, kjo është një sjellje që po tregon që ajo marrëveshje për Serbinë është zero”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, shtetet e QUINT-it kanë deklaruar se nuk mund të ketë Asociacion pa u kthyer serbët në institucione e vendit.
“Kam dëgju vendet e QUINT-it kanë thënë se nuk ka Asociacion pa u kthyer serbët në institucione. Le të na tregojnë a e kanë ndërruar këtë qëndrim vendet e Quint-it apo jo, pyesni edhe ato. Unë e kam dëgjuar deklaratën e tyre se pa u kthyer në institucione nuk ka Asociacion, d.m.th nuk mund ta kushtëzoni Asociacionin duke e shantazhuar Kosovën, prej Beogradit”.
I pyetur për deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier se presin që kryetarët e rinj të komunave të marrin një rol teknik dhe jo politik, Konjufca u shpreh: “Rolet e kryetarëve të komunave janë të përcaktuara me Kushtetutë…Mendoj që ata nuk do të kenë as më pak e as më shumë. Ne jemi shtet demokratik dhe po synojmë të funksionojmë me ligje me rregulla. Ndoshta për këtë ka mendu ambasadori që mund të jetë problematike me ushtru misionin me kompetenca të plota, mirëpo ne duhet të bëjmë çmos dhe institucionet tona të sigurisë që ta kuptojmë të gjithë që ne po jetojmë në një shtet demokratik…ftesa ishte shumë e gjatë e hapur për Listën serbe dhe për të gjitha partitë serbe për të marrë pjesë në zgjedhje.
Tash këtu nëse ka ndonjë projekt alternativ tjetër për me sfidu Kosovën le të na tregojnë, por nëse është për me marr pjesë në zgjedhje dhe me i qeverisë institucionet e Kosovës, e ajo në Republikën e Kosovës mund të ndodhë vetëm në një mënyrë: Kur qytetarët votojnë në mënyrë demokratike, jo me dhunë, jo me struktura paralele, jo me komanda e dirigjime prej Beogradit. Institucionet e Kosovës nuk udhëhiqen kështu, ato udhëhiqen kur del në zgjedhje, kur regjistrohet… Kryetarët janë zgjedhur do ta bëjnë betimin e tyre, kjo është si duhet të vazhdojmë përpara”, ka thënë ndër të tjera Konjufca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria jep detaje të reja për shoferin që aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren nga Shkupi: Është proceduar edhe për vepra të tjera penale
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Raportohet i zhdukur një person në Lipjan
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?