Një furgon i mbushur me hashash është sekuestruar nga Policia e Vlorës, rreth orës 22:30 të martën.
Furgoni është gjetur në zonën e Kuzum Baba, zonë ku ka dhe banesa në kodrat e qytetit.
Policia ka shoqëruar dy persona në komisariat për veprime të mëtejshme dhe gjatë ditës pritet të japë më shumë detaje për sekuestrimin e drogës në lagjet kodrinore të qytetit. /Telegrafi/