Rreth një muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, mësimdhënësit dhe nxënësit japin vlerësime për zbatimin e konceptit të ri mësimor. Sherafedin Abdurrahmani, mësues i klasës së katërt në shkollës fillore “Liman Kaba” në fshatin Luboton theksoi se koncepti i ri mësimor, respektivisht digjitalizimi i mësimit, nuk përshtatet me kushtet me të cilat përballen shkollat për momentin. Madje, sipas tij, nxënësit po mbeten mbrapa me shkrimin me dorë.
“Mirë është kjo, nuk është e dëmshme por ne më duket se ende nuk jemi të përgatitur për këtë lloj të mësimit. Shoh që fëmijët ngelin mbrapa me shkrimin me dorë, kjo është një minus i madh ndërsa pjesa tjetër është pozitive. Vështirësia është më e madhe se fëmijët nuk janë të pajisura me mjete adekuate në shtëpi, duhet të kenë kompjuter, laptop ose ta tablet. Ka prindër që I ka dy iose tre fëmijë, nuk mund ti furnizojë të gjithë me këto mjete”, tha Sherafedin Abdurrahmani, mësues, sh.f “Liman Kaba” fsh.Luboten.
Nxënësit thonë se mësimi digjital është tërheqës vetëm në shkollë ndërsa në shtëpi shkakton shumë vështirësi për shkak të mungesës së librave të zakonshëm.
“Kur shkojmë në shtëpi s’kemi prej ku ti bëjmë detyra. E kemi pak vështirë ti mbajmë mend detyrat e shtëpisë. Tabela është shumë e mirë por duhet ti them arsimtarit ta zmadhojë se nuk po e shohim prej në fund të klasës”.
“Në shtëpi si po i bën detyrat? Nuk po mundem me i mbërri të gjitha detyrat se nuk I kemi librat. Më mirë është me pas libra. Ndoshta do të ishte më e lehtë për ne për detyrat e shtëpisë”
Nxënësit ankohen gjithashtu për probleme të shumta teknike kur duhet mësuar nga librat digjital. Ata kërkojnë që paralelisht me librat digjital të kenë edhe librat e shtypur.
“A ke në shtëpi tablet ose kompjuter? Kam laptop, e kam provu me hap, të gjitha I hapte vetëm ato të klasës së katërt jo. Pak vështirë edhe rëndë, me libra mund ti shohim detyra prej libër dhe ti punojmë. Më vështirë e kam në lëndën e matematikës”.
“Në gjuhë shqipe është më lehtë dhe më mirë. Kur I bëjmë detyrat këtu në klasë është më mirë sepse kemi për të shikuar se për çfarë po flet. Është më mirë ta kesh librin në dorë ose të ulesh para komputerit edhe ta hapësh librin? Është më mirë ta kesh librin në dorë”.
Për shkak të mungesës së pajisjeve digjitale për zbatimin e konceptit të ri mësimor, shumë nxënës u detyruan të bëjnë fotokopjimin e librave digjital. Këto të fundit nuk janë të lejuara sipas dikasterit të Arsimit dhe Shkencës./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës