LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka ndalesa në kalimet kufitare

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka ndalesa në kalimet kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura dhe pa ndalesa. Reshje të borës ka në Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Strazhë.

Intetnsiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritkje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe vozitje të kujdesshme, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.


Prej 15 nëntor, ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore nëpër makina, i cili do të zgjasë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm./Telegrafi/