Raportet e performancës pas miratimit të ligji për performancën komunale në Kuvendin e Kosovës, nuk do të jenë vetëm zgjedhje e komunave, por edhe obligim ligjor.
Kështu ka thënë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniq gjatë tryezës së organizuar nga kjo ministri, ku u diskutua për rezultatet e raportit të matjes së performancës së komunave për vitin 2020.
Performanca sipas 19 fushave të kompetencave del të jetë e njëjtë në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Derisa në vitin 2019, performanca sipas fushave shprehej në 58.78 për qind, në vitin 2020 rezulton me 57.06 apo 1.72 për qind më pak, që do të thotë se komunat përkundër pandemisë kanë arritur të kenë konsistencë pothuajse të njëjtë në ofrimin e shërbimeve krahasuar me vitin paraprak.
Në raport thuhet se për shkak të mosraportimit të të dhënave në një numër të konsideruar të fushave, rezultatet e fituara nuk janë të plota në Zubin Potok (1.7.4 %), Mitrovica e Veriut (2%), Kllokot (21.65 %), Zveçan (15.06), Novobërdë (15.99), Leposaviq (15.86 %), Partesh (21.29 %) dhe Graçanicë (28.82 %). Mungesa e të dhënave dhe cilësia e dobët e raportimit në këtë komunë, jo vetëm që nuk pasqyron mjaftueshëm nivelin e të arriturave në kuadër të treguesve të matjes, por ndikon edhe në rezultatet e grantit të performancës.
“Tanimë veç ka kaluar në lexim të parë dhe grupet punuese në Kuvend së bashku me neve të përgatisin draftin final dhe i cili do të votohet dhe performanca nuk është pas këtij momenti vetëm zgjedhje e komunave por edhe obligativ ligjor dhe e kemi formalizu pozicionin e koordinatorëve të performancës në nivel lokal të cilët janë shumë të rëndësishëm”, tha ai.
Drejtori i Departamentit për performancë dhe transparencë komunale, Diellor Gashi tha menaxhimi i performancës ka bazë të mirë ligjore për shkak të dokumenteve që kanë përgatitur.
Ai tha se kishin sfida gjatë punës për këtë raport, pasi përveç vitit të pandemisë dhe zgjedhjeve komunale në disa komuna, sfidë ishte edhe verifikimi i të dhënave gjatë performancës së komunave.
“Raportimi do të bëhet obligativ në secilën komunë dhe më e rëndësishmja është se me grantet për performancë do të bëhet kategorizimi i rregullt i financimit të komunave nga buxheti i shtetit, duke lënë mundësinë e hapur nga donatorët me fondet e tyre. Raporti i performancës siç e theksova tashmë mbledh të dhëna në kuadër të 19 fushave të matjes të cilat burojnë nga kompetencat vetanake të cilat i parasheh ligji për vetëqeverisje lokale…
Për mbi 30 për qind të të dhënave të cilat janë pranuar nga komunat janë shpall të pavlefshme për shkak të mungesës së ndërlidhjes së tyre me dokumentet burimore zyrtare. Gjithashtu, ka pas edhe të dhënave që nuk kanë korespodu në mes të fushave, janë disa të dhëna konstante që neve na kanë shkaktuar telashe në konstatimin e vlerës përfundimtare të tyre dhe pjesa tjetër ka qenë verifikimi në terren që pavarësisht gjërat e caktuara në dokumentet e komunës nuk kanë korespodu me gjetjen e komisionit në terren”, tha ai.
Përfaqësues të komunës së Malishevës kërkuan që afat i dorëzimit të raporteve komunale, kanë kërkuar që të jetë 45 ditë pune dhe jo 45 ditë, ku përfshihen vikendet e festat.
Atij iu përgjigj sekretarja e ministrisë, Venera Çerkini.
“Gjithashtu, afati kohor për neve për vlerësim të pritshmërisë është tepër i shkurtër. Mirëpo sa i përket këtij afati, ju e dini që ka mundësi edhe për afat shtesë nëse ka arsye, por për ndryshe për afatet shumë të gjatë, duhet të diskutohet edhe me komuna për të parë nëse duhet të shtyhet afati“, tha ajo.
Sipas raportit, krahasuar me vitin 2019, ku transparenca renditej në vendin e tretë, në vitin 2020, ajo renditet në vendin e parë, me një rritje prej 4.34 %, në nivel të përgjithshëm të rezultateve brenda treguesve të fushës. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë