Komuna e Strumicës ndau 53 mijë euro për ndihmë të sektorit qytetar

Komuna e Strumicës ndau 3.291,636 denarë nga buxheti i komunës për vitin 2017 për 25 shoqata dhe fondacione. Këtë sot në konferencë për shtyp e lajmëroi kryetari në detyrë në Strumicë, Kosta Kostadinov, i cili tha se realizimi i këtyre projekteve do të thotë edhe një hap i rëndësishëm për rritjen e komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
"Sipas vendimit të komisionit, nga programi B2 për mbrojtje sociale, janë ndarë burime financiare për katër shoqata, në vlerë prej 493.382 denarë, ndërsa në programin G1 për zhvillim ekonomik, lokal, kultura, zhvillim të arsimit, të rinjve dhe bashkëpunim të sektorit qytetar, mbështetje financiare nga buxheti i Komunës së Strumicës do të fitojnë 21 shoqata ose fondacione, në vlerë prej 2.789,254", tha Kostadinov./Telegrafi/




















































