LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës arsyetohet për zgjidhjen e problemit të qenve endacak

Komuna e Prishtinës arsyetohet për zgjidhjen e problemit të qenve endacak
Foto: Arkiva

Problemi me qentë endacak mbetet shqetësues për Komunën e Prishtinës, marrë parasysh rrezikun e vazhdueshëm që iu kanoset qytetarëve çdo ditë.

Sipas një njoftimit për media nga Komuna e Prishtinës, thuhet se duke ditur faktin se këto kafshë migrojnë, kufiri administrativ komunal është pengesë për zgjidhjen e këtij problemi.

Tutje në njoftim thuhet se çështja e qenve endacak duhet të trajtohet dhe zgjidhet në nivel kombëtar dhe në gjithë territorin e Kosovës.


“Duke ditur faktin se këto kafshë migrojnë, kufiri administrativ komunal është pengesë për zgjidhjen e këtij problemi edhe pse me këtë legjislacion dhe me këto kapacitete buxhetore e njerëzore, komunat nuk kanë mundësi që të përballen vetë me këtë sfidë”, thuhet në njoftim.

Siç thonë ata, Komuna e Prishtinës për zgjidhjen e problemit të qenve endacak është duke punuar në disa drejtime.

“Duke bërë rehabilitimin e gjendjes së tanishme, Komuna e Prishtinës përmes operatorit ekonomik bën trajtimin e qenve në mënyrë humane siç është e përcaktuar me ligjin në fuqi. Prandaj, qentë endacak zihen në qytet, kontrollohen për sëmundje, vaksinohen apo trajtohen nëse sëmundja është e shërueshme, sterilizohen apo kastrohen në mënyrë që të mbahet nën kontroll shtimi i tyre, mbahen në kujdestari deri në 14 ditë në mënyrë që të socializohen dhe pastaj, veterineri jep urdhër për, lirimin apo eutanazimin nëse qeni është agresiv”.

Në njoftimin e dërguar nga Komuna e Prishtinës po ashtu thuhet se është hartuar një plan operativ dhe është përpiluar harta e rrezikut duke e identifikuar vend ndodhjen e qenve endacak.

“Vazhdimisht identifikohen dhe rrënohen  shtëpitë e braktisura, si dhe  vazhdimisht pastrohen deponitë ilegale në mënyrë që të parandalojmë grumbullimin e  qenve.  Komuna e Prishtinës i ka aktiv edhe numrat emergjent pa pagesë, që janë të hapura 24 orë, ku qytetarët mund të lajmërojnë për çdo parregullsi apo shqetësim që kanë. Numrat janë si më poshtë:

 Kodi/Numrat   Lloji i Shërbimit           Qëllimi i përdorimit

0800 122 33    Pa pagesë        Lajmërimi i parregullsive që vërejnë qytetarët

0800 122 44    Pa pagesë        Lajmërimi i parregullsive që vërejnë qytetarët

0800 122 55    Pa pagesë        Lajmërimi i rasteve të rrezikut nga qentë endacak (faza emergjente)”, thuhet tutje në njoftim.

Në ndërkohë, Komuna e Prishtinës bën të ditur se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e strehimores për qentë endacak dhe trajtimin e tyre, si dhe është në pritje të lejes mjedisore nga Ministria.

Po ashtu është duke e zbatuar pilot projektin për pesë pikat ushqyese për qentë në territorin e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori