Site icon Telegrafi

Komuna e Podujevës publikon agjendën e aktiviteteve për 17 vjetorin e pavarësisë

Nesër shënohet 17 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Me rastin e kësaj dite, Komuna e Podujevës ka paraparë disa aktivitete.

Në agjendën e bërë publike, aktivitetet në këtë komunë do të nisin nga ora 10:00 me seancën solemne të Kuvendit Komunal.

Pas kësaj do të ketë homazhe pranë shtatoreve në qytetet dhe në kompleksi memorial në Penuhë.

Aktivitetet do të përmbyllen në orën 18:00 me ekspozitën “Hapat e parë në kamp” në Galerinë e Artave në Podujevë. /Telegrafi/

Exit mobile version