LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Kumanovës përmirëson vjeljen e taksave

Komuna e Kumanovës përmirëson vjeljen e taksave

Komuna e Kumanovës ka shënuar përmirësim në vjeljen e të ardhurave në aspekt të tatimeve, kompenzimeve dhe taksave, për 8 milionë denarë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të ardhurat e kësaj komune janë rritur për 7%, ndërkaq rritje më të madhe ka në taksën e qarkullimit të patundshmërive dhe dhuratave, si edhe në taksat e pronave të personave fizik dhe juridik.

Mjetet e mbledhura në bazë të taksës komunale për shfryrëzimin e rrugëve për automjete udhëtimi dhe transporti kanë arritur në nivelin e njëjtë me vitin e kaluar.


Këto taksa të vjelura hyjnë në buxhetin komunal dhe shpërndahen sipas lëndëve të ndryshme, programeve dhe nënprogrameve./Telegrafi/