Komuna e Kamenicës nënshkruan kontratën për bulevardin - javën e ardhshme fillojnë punimet
Javën tjetër do të fillojnë punimet për përfundimin e Bulevardit në Komunë të Kamenicës.
Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Infrastrukturë, Blerim Morina, i cili theksoi se javën e kaluar është nënshkruar kontrata.
Sipas tij, pas nënshkrimit, javën e ardhshme do të fillojnë punimet për përfundimin e bulevardit.
“Javën e kaluar të këtij muaji kemi nënshkruar kontratën, ndërsa punimet do të fillojnë qysh në javën e fundit të prillit", tha ai, duke theksoi se projekti ka vlerën e mbi 400 mijë euro.
Ndërsa, Shefi i Kabinetit në Komunën e Kamenicës, Vaxhid Rexhepaj, pati shkruar se do të ketë edhe projekte të tjera që do të marrin formë.
“Bulevardi do të përfundohet, dhe me të edhe shumë projekte të tjera që po marrin formë në komunën tone”, ka shkruar Rexhepaj. /Telegrafi/






























