Komuna e Istogut ka arritur një sukses të rëndësishëm duke u shpallur përfituese e Grantit të Performancës Komunale me vlerë 520,938.93 euro.
Ky grant është siguruar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me donatorë si Bashkimi Evropian, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe Ambasada e Suedisë.