Kompania që merret me trajtimin e qenve endacak të Tetovës, figuron e paautorizuar nga AUV

Edhe pse nga komuna e Tetovës fitoi tender prej 1.5 milionë denarësh, shoqata “Amos Pet” nuk ka të regjistruar strehimore për qentë endacak.
Televizioni 21 iu drejtua Agjencisë për Ushqim dhe Veterani për të marrë të dhëna nëse kjo shoqatë ka leje për strehimore, siç parashihet me ligj.
Na thanë se nuk e kanë në listën e strehimoreve.
“Çdo strehimore që kryen kontrolle dhe strehim të qeneve do të duhet të ketë miratimin e Agjencia për Ushqim dhe Veterani. Për shkak se kjo kompani nuk është në listën strehimoreve që e ka miratuar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, nuk kemi kryer kontrolle në këtë subjekt. Për shkak se ky subjekt nuk e ka miratimin nga ana e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, e njëjta vlerëson se nuk është e specializuar për kontrolle të qenve endacakë”, thanë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Po ku mbahen dhe trajtohen qentë për të cilat kujdeset shoqata “Amos Pet”?
TV21 kërkoi nga kjo shoqatë emrat e strehimoreve, por të njëjtat nuk na u dhanë, me arsyetimin se kompanitë janë private dhe nuk duan të shfaqen në media.
Dërguam edhe pyetje, por deri më tani nuk kemi përgjigje nga “Amos Pet”.
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari siguruam listën e kompanive që janë të autorizuara për strehim të qenve endacakë.
Të tilla janë gjithsej 18 kompani, prej tyre, tre janë në Shkup, dy në Kumanovë, nga një në Tetovë dhe Gostivar ndërsa të tjerat janë në qytete të tjera.
Në Tetovë kompania që ka leje për strehimore është “Dog&Cat”, por në një bisedë telefonike na thanë se nuk kanë asnjë marrëveshje me shoqatën “Amos pet”.
Të njëjtën gjë na e thanë edhe dy kompanitë nga Kumanova, “Todor Velkov” dhe “Ino-Vet”.
Kontaktuan edhe dy kompanitë nga Shkupi, po si “Llajka” po ashtu edhe “Vini Vet Plus” na thanë se nuk kanë ndonjë marrëveshje me shoqatën “Amos pet”, kompania e tretë të cilën nuk arritëm ta kontaktojmë është “Vet Medika Zovi”, megjithatë kjo ka hapësirë për strehimin e vetëm 4 qenve, ndërskaq së fundmi nga shoqata “Amos pet” kanë pohuar se kanë strehuar 8.
Pyetëm edhe kryetarin e Tetovës, Bilall Kasamin nëse është i njoftuar që shoqatës që ia kanë dhënë tenderin për trajtimin e qenve endacakë, nuk ka strehimore dhe nuk figuron në listën e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.
Kasami thotë përgjigje dhe përgjegjësi duhet të japë shoqata.
“Gjithë procesi është bërë konform ligjit, ka qenë një tender ku gjithkush ka mund të konkurrojë, kompania si i trajtojnë dhe si më tutje është përgjegjësi e tyre, sipas marrëveshjes që kemi nga moment që ata i marrin qentë ne pronësi të tyre, si çdo qytetar duhet të japin llogari si do veprojnë me ato qen, marrëveshja është konform një procedure të tenderimit, publik transparent, më tutje agjencia e veterinarisë nëse ka dilema dhe dyshime duhet të shkojnë dhe të marr informata nga shoqata”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.
Tenderi që ka marrë shoqata “Amos Pet” parasheh që për trajtimin e një qeni të marrë 300 euro.
Në këtë tender parashikohet trajtimi i 82 qenve të pastrehë në afat kohorë prej 12 muajsh.
TV21 disa herë ka kërkuar nga kjo shoqatë që të tregojë se ku i çojnë qentë që i kapin në Tetovë, por pa adresë konkrete.
Në fakt, në përgjigjen e fundit “Amos pet” na tha se qentë e strehuar do të mund t’i xhirojmë pasi që të rehabilitohen dhe të përgatiten për shtëpi, sepse nuk është e preferuar të ekspozohen në më shumë stres, pas historisë së dhimbshme që kanë kaluar në rrugë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Abdixhiku: Kurti nesër s’mund të betohet si deputet pa dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit

Lahi Brahimaj: Nëse Limaj i bashkohet Vetëvendosjes, do të ishte tradhti e pastër

Është publikuar shpallje ku kërkohen kandidatë për gjyqtar nga Maqedonia në GJEDNJ në Strasburg

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

Tre skenarë të mundshëm për seancën konstituive të Kuvendit – Cakolli tregon çfarë mund të ndodhë

Një ditë para seancës konstituive, takohen Lutfi Haziri dhe Endrit Shala i Nismës

PDK nuk do ta votojë kryeparlamentarin në seancën e nesërme, Lushtaku: Qëndrimi mbetet i pandryshuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit