Non Haries është menaxherja e një kompanie për pastrim në Wales, që erdhi me idenë se nëreklamën për të kërkuar punëtorë të rinj, duhet treguar madhësinë që kanë kontejnerët.
Andaj, u propozua që vet 57-vjeçarja të hyjë në një objekt të tillë grumbullues, që të bëhet model për të treguar përmasat, transmeton Telegrafi.
Veprimi saj u konsiderua shumë bizar, duke mbledhur shumë komente që shprehnin habi, ndërsa nuk munguan as editimet e imazheve që e tallnin në forma të ndryshme.
“Kurrë nuk kam menduar, se një grua me uniformë brenda një kontejneri, do bëhej virale për 24 orë”, ka thënë një komentues.
Imazhet e montuara nuk kishin të ndaluar, duke e shfaqur atë sikur të ishte në një kohë të lashtë, apo edhe në pozita tjera. /Telegrafi/