Mbi 18.500 qytetarë kanë hyrë në vendkalimin kufitar Tabanoc, ndërsa mbi 8.500 janë larguar nga mesnata e djeshme deri në orën 10:00 të ditës së sotme, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Frekuenca më e lartë ka qenë dje pasdite dhe gjatë natës. Sipas të dhënave të MPB-së, në periudhën nga mesnata e datës 23 dhjetor deri në orën 10:00 të ditës së sotme, në pikëkalimin Tabanoc në vend kanë hyrë 18.551 udhëtarë, ndërsa kanë dalë 8680 udhëtarë. Fundjavën e kaluar filloi fluksi i shtuar i hyrjes së udhëtarëve, para së gjithash të qytetarëve të Maqedonisë, të cilët po kthehen në vend për pushimet e fundvitit.


Ndryshe, pasditen e sotme kolona të automjeteve janë vërejtur edhe në pikën kufitare Bllacë.

NGA 23 DHJETOR 00:00 DERI NË ORËN 10 TË MËNGJESIT TË SOTËM

PIKËKALIMI KUFITARHYRJE E SHTETASVE TË RMV-SËHYRJE E SHTETASVE TË HUAJDALJE E SHTETASVE TË RMV-SËDALJE E SHTETASVE TË HUAJ
TABANOC13.0075.5444.2594.421