Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas paralajmërimit të Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), se në katër komunat veriore nuk do të ketë ngritje të çmimit të tarifave të energjisë elektrike.
KMDLNj në reagimin e saj thotë se Qeveria e Kosovës duket se është e vendosur të miratojë vendimin e ZRRE për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike, ndonëse me këtë po rrezikon sigurinë sociale për një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të Kosovës .
“Për më keq, shtrenjtimi i rrymës po bëhet në mënyrë selektive, diskriminuese dhe në baza etnike. Gjatë raportimit të Shefit të ZRRE, Jusuf Fejzullahu para Komisionit parlamentar me 25 janar 2022 doli një e dhënë tmerruese se një letër e KFOR-it apo urdhëresë ka vendosur që të mos iu ndërpritet rryma serbëve të veriut e që vërteton pohimet e KMDLNj se politika dhe jo gjendja ekonomike është përcaktuese që serbët e veriut furnizohen rregullisht, pa asnjë kufizim me rrymë për të cilën kurrë dhe asnjëherë nuk e kanë paguar asnjë cent të vetëm”, thuhet në reagim.
Më tej thuhet se në të njëjtën kohë shqiptarët dhe konsumatorë të komuniteteve jo serbe në mënyrë të paskrupullt janë plaçkitur nga KEDS, me vendim të ZRRE që e ka përligjur këtë plaçkitje dhe diskriminim në baza etnike, deri në racizëm.
“ZRRE këto veprime të kundërligjshme i ka marrë nën ndikim të politikës së mëparshme dhe politikës aktuale ndonëse thirret në pavarësinë e marrjes së vendimeve. ZRRE dje para komisionit deklaroi se shtrenjtimi rrymës është i domosdoshëm për të shpëtuar nga falimentimi KEDS dhe KOSST ndërsa nuk brengoset për falimentimin dhe varfërimin galopant të shumë familjeve kosovare. Vetë pohimi se serbët e veriut nuk janë përfshirë në propozim për rritje të çmimit të energjisë elektrike është provë e mjaftueshme që Prokuroria e shtetit të fillojë hetimet ndaj ZRRE për trajtim të pabarabartë dhe diskriminim të konsumatorëve në baza etnike. Është interesant një fakt e që nuk përmendet se ZRRE ka propozuar që rritja e çmimeve të zbatohet deri në prill të vitit 2023 e që nënkupton se edhe nëse në tregun botëror bien çmimet e energjisë elektrike, në Kosovë do të mbesin të njëjta, me rritje”.
KMDLNj thotë se “sot, në ora 14.00 në Kuvendin e Kosovës do të votohet Rezoluta e propozuar nga opozita për mos shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike e që nga pozita që ka shumicën absolute të votave kjo Rezolutë po refuzohet. Për KMDLNj është normale që deputetët e LS të përkrahin vendimin diskriminues dhe racist të ZRRE sepse në mënyrën më të pandershme dhe të kundërligjshme përfitojnë nga mos pagesa e rrymës dhe shërbimeve tjera. Mirëpo nuk mund të kuptohet pse deputetët shqiptarë dhe jo serbë që edhe vet janë viktima të plaçkitjes dhe diskriminimit, e përligjin, me votën e tyre këtë diskriminim dhe plaçkitje institucionale! Për çfarë të drejta të njeriut apo zbatim të ligjit që garanton barazi dhe trajtim jo diskriminues flasin pastaj këta deputetë!”
KMDLNj është kundër çdo diskriminimi në baza etnike, të moshës, gjinisë, fetare apo bindjeve politike dhe të vetmin kriter për lehtësim apo lirim të pagesës për rrymë dhe shërbime tjera e ka kriterin e gjendjes ekonomike.
“Propozimi i ZRRE dhe pajtimi i Qeverisë së Kosovës i dhunon parimet e barazisë para ligjit dhe detyrimeve e që në mënyrë flagrante shkel të drejtat e njeriut. Prandaj, për të bërë një zgjidhje, qoftë edhe të përkohshme, KMDLNj propozon që të ketë një rritje lineare, të durueshme dhe të pranueshme për të gjithë konsumatorët, pa bërë asnjë dallim. Në të kundërtën nuk duhet të ketë rritje çmimi për asnjë konsumatorë.
KMDLNj fuqishëm kundërshton amnistimin e serbëve të veriut për të mos e paguar rrymën dhe, nëse vazhdohet me këtë praktikë diskriminuese edhe në të ardhmen atëherë lirisht mund të themi se po legalizohen strukturat paralele në këtë pjesë të Kosovës që ende po kontrollohet nga Serbia.
Qeveria e Kosovës duhet të mbrojë interesin e qytetarit të Kosovës e jo të bëjë përpjekje të shpëtojë KEDS nga falimentimi e që del të jetë brenga kryesore e ZRRE!”, thuhet në reagimin e KMDLNj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën