Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të njeriut, KMDLNj, ka reaguar pas arrestimit të kamermanit Albion Selitaj, i cili u arrestua sot nga Policia e Kosovës derisa ishte duke raportuar nga aksioni i Policisë në NBI “Suhareka”.
KMDLNj thotë se kamermani duhet të lirohet menjehërë, dhe se ai është arrestuar dhunshëm, transmeton Telegrafi.
“Gjatë ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në objektin e Ndërmarrjes ‘Agro Kosova Holding’ , pas kërkesës së AKP-së, është arrestuar dhunshëm kamermani i agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online” që ishte në përcjellje të intervenimit policor. KMDLNj e përkujton Policinë e Kosovës se veprimtaria e gazetarëve ( në rastin konkret të kamermanit) është e garantuar dhe e mbrojtur me ligj dhe se ata nuk duhet të pengohen në kryerjen e punëve për të cilën janë të thirrur; krijimin e shpërndarjen e informatës për interes të publikut e që në rastin konkret kjo e drejtë është shkelur në mënyrë flagrante. Këto veprimtari janë pjesë e të drejtave të njeriut dhe ato duhet të mbrohen profesionalisht, moralisht dhe me forcën e ligjit”, thuhet në reagim.
KMDLNj e fton Policinë e Kosovës të ruajë profesionalizmin, paanësinë dhe pavarësinë nga çdo ndikim politik apo të tjetër natyre nëse mendon ta ruajë reputacionin e fituar si një institucion me besueshmëri më të lartë në Kosovë.
“Kamermani duhet të lirohet menjëherë dhe duhet të nisin hetimet ndaj atyre që, me arrestimin e kamermanit duan të krijojnë terr informativ përmes frikësimit të atyre që me profesionalizëm dhe ndershmëri duan ta informojnë publikun, të një pjese të papërgjegjshme të Policisë së Kosovës.
Në fund, nëse dikush i ka shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm ekonomisë së Kosovës është pikërisht AKP që ka dëmtuar rëndë të drejtat e qindra dhe mijëra punëtorëve kosovarë andaj duhet të sqarohet e kaluara e saj. KMDLNj solidarizohet me kamermanin e arrestuar për faktin se i janë shkelur të drejtat e njeriut në mënyrë flagrante”, vijon reagimi.
Për arrestimin e Selitaj ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët kanë dënuar arrestimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë