LAJMI I FUNDIT:

Klubi nga Serie A e kërkon trajnerin e Shqipërisë

Klubi nga Serie A e kërkon trajnerin e Shqipërisë

Gianni De Biasi po përmendet gjithnjë e më shumë nga mediat italiane si një ndër kandidatët më potencial për të marrë çelësat e përfaqësueses së kaltër.

Raportohet se një nga lobuesit më të mëdhenj për afrimin e teknikut italo-shqiptar është presidenti i Lazios, Claudio Lotito.

Ky i fundit është jo vetëm këshilltari personal i presidentit Carlo Tavecchio, por edhe një njeri me shumë peshë në vendimmarrje, transmeton KP.


Sipas mediave në gadishullin Apenin, Lotito prej kohësh i sugjeron numrit 1 të federatës pikërisht De Biasin, sigurisht i shtyrë edhe nga drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i cili ka marrëdhënie të shkëlqyera me trajnerin e Kombëtares Shqiptare.

Gjithsesi nuk është vetëm De Biasi në garë, pasi në listën e kandidatëve të presidentit Tavecchio ndodhen edhe trajneri aktual i Lecister Cityt që po bën mrekulli në Ligën Premier, Claudio Ranieri, por edhe Roberto Donadoni e Giampiero Ventura, ndërsa së fundmi ka dalë në skenë edhe emri i Vincenzo Montellas.

Ndërkohë që në krahun tjetër ashtu si konfirmoi edhe vetë presidentit i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, De Biasi nuk ka pasur asnjë kontakt me drejtuesit Italian dhe ka gjasa që të vijojë mos të ketë deri në fund të evropianit, pra për momentin tekniku është i fokusuar vetëm tek evenimenti dhe nuk kërkon të shpërqendrohet, megjithëse spekulimet për të ardhmen e tij nuk janë të destinuara të shuhen.