Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se është një tifoz i futbollit të Barcelonës, Tottenhamit dhe Manchester Cityt, ndërsa ka shtuar se ndjek gjithashtu klubet e tij të mëparshme.

Gjermani Klopp është plotësisht i angazhuar për kryer me ndonjë trofe sezonin me ekipin nga Anfield.


Megjithatë, si një përkrahës i futbollit, gjermani vazhdon të ndjek futboll dhe ka treguar skuadrat e tij te preferuara shkaku i futbollit që luajnë.

"Sa herë që kam kohë më pëlqen të shikoj Dortmundin, sepse jam ende i lidhur me ta", ka thënë fillimisht Klopp për DAZN.

Klopp Liverpool 1 Klopp pëlqen futbollin sulmues (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

"Për më tepër ka tre ekipe tjera: Man City, Barcelona dhe Tottenham. Gjithmonë më pëlqen t'i shoh ato".

"Werder Bremen më pëlqen ta shikoj gjithashtu, por edhe Mainzin pasi  me ta jam ende i lidhur shumë", përfundoi gjermani. /Telegrafi/