Klea Huta dhe Elgit Doda janë ndër çiftet e pëlqyera të skenës shqiptare, ndërsa në vitin e kaluar u bënë prindër.
Bukuroshja solli në jetë një dalë, ndërsa kantautori zgjodhi t’i propozonte martesë pikërisht në festën e ditëlindjes së djalit të çiftit.
Klea, e cila ndiqet nga më shumë se 370 mijë njerëz në Instagram, ka realizuar një komunikim me fansat përmes pyetjeve, të cilët e kanë pyetur dhe i kanë kërkuar gjëra të ndryshme. Natyrisht nuk mund të mungonte pyetja rreth Elgitit.
“Me çfarë cilësi karakteriale, Elgiti ta fitoi zemrën? Çfarë këshille ke për vajzat që nuk besojnë më në dashuri si rrjedhojë e një zhgënjimi?”, ka qenë njëra prej pyetjeve.
“Kishte ato mënyrat e veta”, ka ishte përgjigja e Kleas që megjithatë i mbajti të fshehta cilësitë e partnerin të saj që i ka vlerësuar, porse në vijim ka shkruar se askush nuk heq dorë nga dashuria. /Telegrafi/