Një mace e vogël në Kaliforni po kërkon dëshpërimisht një shtëpi të re për Krishtlindje.

Kjo pasi që për të, së paku deri më tani, askush nuk ka shprehur ndonjë interesim – për shkak të pamjes së saj të pazakontë, përcjell Telegrafi.


Kaya pesë muajshe tashmë ka kaluar shumë në jetën e saj të shkurtër, por ende ka një temperament lozonjareje dhe të dashur.

Moggy, që ka një anomali të lindur në fytyrë, aktualisht ka marrë “zero aplikime për birësim” - por ekipi në To Rescue shpreson që pronari i duhur të lajmërohet së shpejti.

Kaya shkon mirë me familjet e saj kujdestare, si dhe me macet dhe qentë e tjerë - kështu që, pa dyshim, do të vendoset në një shtëpi të re shumë shpejt.

Për më tepër, ajo tashmë është sterilizuar, vaksinuar dhe ka rezultuar negative për leukeminë dhe FIV. /Telegrafi/