LAJMI I FUNDIT:

Kjo karakteristikë do t’ju bëjë shumë më produktiv në punë

Kjo karakteristikë do t’ju bëjë shumë më produktiv në punë

Nuk është gjithmonë lehtë ta falësh dikë, e veçanërisht kur është fjala për një kolegë, pranë të cilit duhet të qëndroni gjatë gjithë ditës. Sipas një studimi të fundit, nëse mësoheni t’i falni personat në punë, kjo do t’ua bëjë tërë punën më të lehtë.

Mbajtja e inatit ndaj një kolegu apo shefit mund të shpijë në marrëdhënie negative dhe konflikte. Këto ndjenja mund të shkaktojnë të distancoheni nga puna, të refuzoni të bashkëpunoni me të tjerët dhe ta zvogëloni nivelin e produktivitetit. Por, studimi i udhëhequr nga Loren Toussaint dhe i publikuar në American Journal of Health Promotion sugjeron se nëse falni të tjerët, kjo do të ketë reagim shumë të mirë.

Hulumtuesit kanë zbuluar se personat që ishin të aftë t’i falnin kolegët për konfliktet dhe marrëdhëniet e këqija kishin pasur nivele më të larta të produktivitetit, më pak mungesë pune në punë dhe kishin përjetuar më pak probleme shëndetësore mendore dhe fizike.


Toussaint dhe hulumtuesit tjerë besojnë se këto përfitime shëndetësore vijnë si pasojë e zvogëlimeve të stresit – që njihet për efektet e këqija tek njeriu, etj.

Falja e të tjerëve, pavarësisht sa e rëndë mund t’ju duket, është mjet i fuqishëm kur nuk keni zgjidhje tjetër pos të qëndroni në të njëjtin ambient me personin që ju ka bërë diçka. /Telegrafi/