El Marco, një urë e vogël që lidh fshatin spanjoll El Marco me fshatin portugez të Varzea Grande, është ura më e vogël ndërkombëtare në botë.

Bëhet e ditur se ura prej druri është 2.7 metra të gjatë dhe 1.4 metra të gjerë, përcjell Telegrafi.


Duke ndërmarrë këto pak hapa mbi El Marco, ju jo vetëm që do kaloni nga një vend në tjetrin, por do ndryshoni edhe zonat kohore, pasi Spanja funksionon në kohën e Evropës Qendrore (CET/CEST), ndërsa Portugalia ndjek kohën mesatare të Greenwichit (GMT/BST).

Mund ta mendoni si “mënyrën më të lehtë të udhëtimit në kohë.”

Forma aktuale e El Marco daton në vitin 2008, kur u ndërtua duke përdorur fondet e komunitetit.

Për shkak të madhësisë, ura lejon vetëm trafikun e këmbësorëve dhe automjetet me dy rrota, si biçikletat dhe motoçikletat.

Përveç vendasve që e përdorin atë për të udhëtuar midis El Marco dhe Varzea Grande, ura më e vogël ndërkombëtare në botë është gjithashtu një atraksion i njohur turistik. /Telegrafi/