Ndeshja derbi e Gjermanisë mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen po del te jetë interesante dhe me shumë raste.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 1-0 në të mirë të bavarezëve.


Ka qenë Joshua Kimmich që ka shënuar një gol shumë të bukur me parabolë, pasi Roman Burki kishte lëshuar paksa portën.

Goli u shënuan në fundin e pjesës së parë, pikërisht në minutën e 43-të.

Të dy skuadrat kanë pasur edhe raste të tjera në këtë pjesë lojë, ndërsa pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e zjarrtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app