Kida, MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.
“Fluturu” mban titullin kënga e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet artistët në bashkëpunim me reperin Elinel, gjersa për muzikën dhe producimin u kujdes Bigdeal Records.
Videoja ndërkohë është realizuar nga Sekuencë.
Kënga e tyre tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Orhidea Latifit (emri i vërtetë).
Të njëjtit janë shumë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte gjatë kësaj periudhe.
Kida vlen të ceket se ka lansuar edhe dy projekte në këtë verë: “Uru” dhe “Forever Together” me Mozzik. /Telegrafi/