Site icon Telegrafi

Khabib e thotë hapur se diçka superiore bëri që McGregor ta thyejë këmbën

Khabib Nurmagomedov ka thënë se ai e shijoi mbrëmjen e UFC 264, derisa tha se diçka superiore bëri që Conor McGregor të thyente këmbën ndaj Dustin Poirier.

Dagestanezi nuk e kishte problem që të ofronte një mendim real për irlandezin dhe humbjen që e pësoi ky i fundit në fundjavën e kaluar.

Ish-kampioni i peshave të lehta në UFC e theu këmbën në përfundim të raundit të parë, e më pas shpërtheu në fyerje ndaj amerikani.

Lexo po ashtu McGregor vazhdon me fjalë abuzuese ndaj Porier, më pas shlyen postimin në Twitter

Por, Khabib ka thënë se Zoti nuk i do ata që janë vetjak dhe që mendojnë se janë më të mirët se gjithkush tjetër.

‘The Eagle’ i tha MMA Junkie : “(Aty) gjithmonë (do të) ekzistojë diçka superiore – më e fuqishme – sesa që kemi”.

Lexo po ashtu Mashtrimi i hapur i McGregor ndaj Dustin Poirier që nuk u kap nga syri i kamerës derisa trilogjia ishte duke u zhvilluar

“Ndonjëherë kur njerëzit bëhen: ‘Unë jam ky, unë mund ta bëj këtë. Unë jam i zgjuar sepse jam i fortë’. Zoti gjithmonë do t’ju bëjë të përulur. Unë pashë dje ose dy ditë më parë, pashë intervistën e trajnerit të tij si: ‘Unë nuk e kuptoj se si ndodhi kjo. Ai është një njeri i ri i fortë, i fortë dhe theu këmbën, nuk e kuptoj si ndodhi”.

“Çdo gjë nga Zoti. Ju duhet të bëheni të përulur. Kur bëheni të pasur, kur bëheni të fortë, kur bëheni të famshëm dhe atëherë mendoni se kjo është për shkak të vetvetes? Zoti do t’ju bëjë të përulur”, ka shtuar më tej Khabib.

Lexo po ashtu Publikohen shumat që i ftuan 24 luftëtarët në UFC 264 - McGregor pësoi disfatë, por ishte më i paguari

Dagestanezi i ka thënë Poirierit se shpreson që në fund të këtij viti ta ketë shansin që të fitojë titullin e kampionit, pasi e meriton. /Telegrafi/

Exit mobile version