Site icon Telegrafi

Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Kevin De Bruyne e ka zgjedhur yllin e shpërfillur nga Liga Premier njëherazi edhe bashkëlojtarin e tij tek Manchester City, Rodri, si lojtarin më të mirë të sezonit. De Bruyne ka humbur pesë muajt e parë të sezonit 2023/2024 për shkak të një lëndimi, por sidoqoftë kjo nuk e ka penguar atë që pas rikthimit të jetë njëri ndër lojtarët më të mirë në Ligën Premier.

Ylli i Manchester Cityt ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dhjetë asistime në 17 ndeshje të luajtura këtë sezon, më shumë se shumica e lojtarëve që kanë më shumë ndeshje se ai.

Kontributi i fundit i De Bruynes erdhi në fitoren 2-0 ndaj Tottenhamit , aty ku asistoi tek goli i shënuar nga Erling Haaland.

Bashkëlojtarët e tij tek City, Phil Foden dhe Erling Haaland janë në mesin e tetë të nominuarve së bashku me Declan Rice, Martin Odegaard, Ollie Watkins, Cole Palmer, Virgil van Dijk dhe Alexander Isak.

Si dy herë fitues i këtij çmimi, zëri i De Bruynes ka një peshë të madhe. Për këtë arsye ai e ka emëruar Rodrin, i cili ishte shpërfillur nga Liga Premier për këtë çmim, si njërin prej lojtarëve të tij më të mirë të sezonit.

Lexo po ashtu Konfirmohet mungesa e madhe te Man City për dy ndeshjet e fundit të sezonit

“Për lojtarin më të mirë të sezonit, nëse shikojmë ekipin tonë, do të thoja Phil Foden ose Rodri, për shkak të rëndësisë që kanë pasur në ekip”, ka thënë De Bruyne.

“Ka gjithashtu disa lojtarë mjaft të mirë edhe në ekipet e tjera. Arsenal, ka pasur disa, Ollie Watkins ka qenë i jashtëzakonshëm për Aston Villën”, është shprehur belgu.

Rëndësia e Rodrit tek ekipi i Cityt nuk bën të nënvlerësohet pasi ‘Qytetarët’ kanë humbur në tri nga katër ndeshjet që spanjolli nuk ka luajtur këtë sezon./Telegrafi/

Exit mobile version