LAJMI I FUNDIT:

Këto janë ndryshimet në orarin e punës në Administratën Publike në Maqedoni

Këto janë ndryshimet në orarin e punës në Administratën Publike në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që të zbatojë orar pune të ndryshëm për të gjithë të punësuarit në administratën publike, kurse në disa institucione të caktuara do të ketë punë me dy ndërrime, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Administratës Publike dhe Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski, deklaroi se vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 shtatori i këtij viti. Me këtë vendim, orari i punës do të fillojë në 7:30 dhe 8:30 dhe do të përfundojë më 15:30 dhe 16:30, pra 8 orë punë.

Me këtë vendim rregullohet edhe puna me dy ndërrime në disa institucione,si në Drejtorinë për të Hyra Publike (DHP), Drejtorinë e Doganave, Drejtorinë për Administrimin me Librin Amë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Njësitë rajonale në Sektorin për punë menaxhuese-mbikëqyrëse, në Departamentin për punë me qytetarët, Ministrinë për Mbrojtje – Departamenti për mbrojtje të rajonit me qytete dhe komuna në përbërje.


Orari i punës në këto institucione është prej 7:00 e deri më 14:30 dhe prej 14:00 e deri më 21:30, si edhe e shtuna e parë e muajit, nga 8:00 e deri më 16:00./Telegrafi/