Site icon Telegrafi

Këta notarë australianë vlerësohet se iu afruan “rrezikshëm” balenës

Një video e shpërndarë në internet duket se tregon disa notarë në plazhin Leighton, pranë Perthit në Australi, duke iu afruar një balene që po notonte “rrezikshëm afër” bregut.

Në pamjet, balena mund të shihet duke u endur në ujëra të cekëta dhe duke tërhequr vëmendjen e plazhistëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, një biologe detare, Dr Natalie Sinclair ka thënë për BBC se balena mund të ishte në rrezik “të ngecjes” dhe se kjo lloj sjelljeje është “e pazakontë dhe e rrezikshme”.

Andaj, ajo paralajmëroi gjithashtu se njerëzit që notojnë afër rrezikojnë ta çorientojnë balenën dhe se gjëja më e mirë për të bërë në këtë situatë është “të lini balenën të qetë”.

“Afërsia e individëve me balenën paraqet rreziqe jo vetëm për kafshën, por edhe për njerëzit e përfshirë”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version