Site icon Telegrafi

Kështu përgatiten drithërat: si dhe sa gjatë zihen orizi, elbi dhe meli!

Përgatitni në mënyrë të përsosur tërshërën, elbin, orizin dhe shumë drithëra me këto udhëzime të vogla dhe të thjeshta.

Pasuroni menynë tuaj me drithëra të shëndetshme plot fibra dhe albumina, transmeton Telegrafi.

ELBI

Masa: Në një gotë elb qiten tri gota ujë.
Mënyra e zierjes: Elbin qiteni në ujë të ftohtë dhe zieni. Mbulojeni me kapak dhe uljani zjarrin.
Koha e zierjes: 30 deri 45 minuta në zjarr të vogël.

MELI

Masa: Në një gotë qitni 2 gota ujë.
Mënyra e zierjes: Melin më parë duhet shpëlarë, pastaj duhet fërguar në tenxhere derisa të aromatizohet. I shtohet ujë i vluar, mbulohet me kapak, zvogëlohet zjarri dhe lihet të zihet.
Koha e zierjes: Në zjarr të vogël rreth 20 minuta.

TËRSHËRA

Masa: Në një gotë qitni 2 gota ujë.
Mënyra e zierjes:Qiteni në ujë të ftohtë dhe zieni. Mbulojeni me kapak, uljani zjarrin dhe përzieni vazhdimisht.
Koha e zierjes: Zihet 20 minuta.

ORIZI I KAFENJTË

Masa: Në një gotë oriz qitni 2 gota ujë.
Mënyra e zierjes: Orizin qiteni në ujë të ftohtë dhe zieni derisa të vlojë. Mbulojeni me kapak dhe uljani zjarrin.
Koha e zierjes: Zihet 30 minuta, pas zierjes lëreni edhe rreth 15 minuta në ujë të nxehtë.

ORIZI I BARDHË

Masa:në një gotë oriz qitni 2 gota ujë.
Mënyra e zierjes: Orizin qiteni në ujë të vluar, zvogëlojani zjarrin dhe mbulojeni me kapak dhe lëreni të vlojë ngadalë. Pastaj qitet në ujë të vluar.
Koha e zierjes: zihet 15 minuta, pastaj edhe 5 minuta duhet të qëndrojë në ujë të vluar.

ORIZI I EGËR

Masa: Në 1 gotë oriz qitni 4 gota ujë.
Mënyra e zierjes: Qitet në ujë të vakët dhe zihet derisa të fillojë të vlojë. Pastaj duhet zvogëluar zjarrin dhe mbuluar me kapak derisa të zbërthehet orizi. Menjëherë pas përfundimit të zierjes është e nevojshme të kullohet orizi.
Koha e zierjes: 45 – 60 minuta.

KUINOJA

Masa: Në një gotë kuinoe qitni 2 gota ujë.
Mënyra e zierjes: Më parë kuinoja duhet shpëlarë me ujë të vakët, pastaj të fërgohet me pak vaj. I shtohet uji i vluar, mbulohet me kapak dhe i ulet zjarri.
Koha e zierjes: 20 minuta.

/Telegrafi/

Exit mobile version