LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i kryeministrit zbulon formatin e ri të dialogut me Serbinë (Video)

Këshilltari i kryeministrit zbulon formatin e ri të dialogut me Serbinë (Video)

Kosova është e gatshme për të vazhduar bisedimet me Serbinë dhe t’i përmirësojë marrëdhëniet me këtë shtet, por për të ndodhur kjo, pala serbe duhet t’i zbatojë marrëveshjet e arritura më herët me Kosovën.

“Ne parimisht jemi që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë, por nuk mund të vazhdojmë pafundësisht në këtë mënyrë duke pasur parasysh se shteti serb marrëveshjet të cilat janë arritur po i anashkalon apo nuk i zbaton fare”, kështu ka deklaruar Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel .

Ai ka thënë se do të këtë një format të ri të dialogut dhe si qeveria do të kërkojnë nga Brukseli se në mënyrë të vazhdueshme dhe këmbëngulëse të kërkojë nga Serbia që marrëveshjet e arritura t’i zbatojë në praktikë.


“Kjo është premisë për të vazhduar me marrëveshjet e reja ngase nuk mund të merremi vesh tani për një asociacion në kohën kur marrëveshjet e arritura nuk zbatohen dhe kjo është jo serioze”, ka deklaruar Abdullahu.

Ndërsa duke folur për marrëveshjen e demarkacionit, ai ka thënë se marrë parasysh gjithë procedurën derisa ka arritur në këtë fazë ajo marrëveshje, “na lë të kuptojmë neve si qeveri se për këtë çështje është vendosur drejtë dhe ajo që ne rekomandojmë si qeveri është që ajo të votohet në Kuvend”.

Ai ka treguar kohën se kur pritet të ratifikohet marrëveshja si dhe ka folur edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe si dhe për vërejtjet të cilat kryeministri Mustafa ia ka shprehur ministrit serb Mariq, pas deklaratave që ky i fundit kishte dhënë me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA./Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori