Faruk Statovci është ndëshkuar me dy ndeshje pezullim nga detyra e trajnerit.
Vendimi është marrë të premten nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Trajneri i skuadrës Rilindja 1974 u dënua për shkak të sjelljes ofenduese ndaj gjyqtarëve gjatë dhe pas përballjes në Ligën e Parë kundër Istogut.
Situata u tensionua aq sa kërkoi ndërhyrjen e policisë për të garantuar sigurinë e arbitrave.
“Pas përfundimit të pjesës së parë, duke shkuar në zhveshtore, filloi me fyerje, akuza dhe kërcënime prej më të rëndave në drejtim të gjyqtarëve. Mirëpo nuk mbaroi me kaq, sepse pas përfundimit të ndeshjes, kryetrajneri i Rilindja 1974, Faruk Statovci, përsëri vazhdoi me fyerje, ofendime dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve. Mirëpo, falë intervenimit të policisë u evitua më e keqja”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.
Përveç se është në stolin e Rlindjëes ’74, Statovci është gjithashtu i angazhuar si trajner i përfaqësueses U15. /Telegrafi/