“Denoncim publik ndaj kercenimit te shefit te Njesise se Inteligjences Financiare Dardan Nuhiu

Te dashur miq, ju njoftoj edhe publikisht se para disa minutash mora nje thirrje telefonike me mesazh e ton kercenues nga Dardan Nuhiu, Shef i Njesise se Inteligjences Financiare te Kosoves.


Nuhiu me nje ton kercenues mu drejtua me keto fjale:

- Astrit Gashi a e din se cfare ke publikuar dhe cilat jane pasojat? Do t'i shohesh!

Pra nuk kishte as mirembrema dhe as ndonje pershendetje kurtoazie si do duhej ta bente nje zyrtar i shtetit. Por z. Nuhiu me drejtoi nje mesazh paralajmerues e madje edhe kercenues .

Une i thash, dhe per kete kam deshmitare, " Vetem vazhdo". Ketu nderpreme telefonaten.

Kjo thirrje te dashtur miq eshte kercenim ndaj lirise se mediave dhe te shtypit nga nje institucion qe i pergjigjet drejtpersedrejti Qeverise se Kosoves.

Arsyeja e ketij kercenimi ishte publikimi ne Gazeta Blic te nje dokumenti per transaksionet financiare te kandidatit per kryeprokuror te shtetit z. Aleksander Lumezi.

E porosis Nuhiun dhe shefat e tij ne qeveri, qe presionet dhe kercenimet nuk mund te me ndalin as mua personalisht dhe as gazetaret e Gazeta Blic.

Ju rikujtoj une jam vetem drejtues i Bordit, por mbeshtes ne ploteni punen e gazetareve te redaksise.

Ftoj qytetaret e lire, mediat, shoqatat e gazetareve te rreshtohen krah te fjales se lire. Gjithashtu ftoj Qeverine e Kosoves te distancohet nga sjelljet e zyrtarit te saj dhe te merr masa ligjore ndaj te njejtit, ne mbrojtje te fjales se lire, te drejtes se publikut per te ditur te verteten dhe demokracisë” (sic.). /Telegrafi/