Profesori universitar Ali Pajaziti përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se është kërcënuar nga një person përmes telefonit. Ai madje ka publikuar edhe numrin e kërcënuesit, duke shtuar se nuk e ka ndërmend të frikësohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sonte ne ora 8:47 në viber nga një numër i T-Mobile mora mesazhe me ofendime dhe kërcënim për sigurinë time, me fjalë nga më të ultat. Ky njeri me gjasë i shtyrë nga qarqe të nëntokës politike është pasojë e luftës së pistë të kësaj fushate parazgjedhore. Ky është një indikator se në çfarë derexheje kanë rënë servilët e prijësve të politikës sonë”, ka thënë Ali Pajaziti.
Ndryshe, Ali Pajaziti është profesor me renome, me qasje kritike ndaj dukurive negative në shoqëri, veçanërisht në Maqedoni./Telegrafi/