Ëmbëlsirë nga limoni? Shije ekzotike të cilën do ta dëshirojnë të gjithë!

Do të kënaqeni me kafshatat e ëmbla, por edhe freskuese të gatuara në shtëpi. Përbërësit:- 1.100 g limon,- 1,5 kg sheqer,- 2 lugë të vogla (10 g) uthull vere,- 2 l ujë.Përgatitja:
Lëvoren e limonit grijeni në rende. Pemën shpojeni në disa vende me gjilpërë të trashë.
Qiteni të zihet në 3 ujëra, ndërsa vetëm zierja duhet të gjasë 4 minuta (çdo zierje përsëriteni me ujë të ftohtë).
Bëni shurup gjysmë të dendur nga uji dhe sheqeri.
Priteni frutin e ftohur në copëza dhe qiteni në shurup bashkë me lëvoren e grirë.
Ëmbëlsirën lëreni të zihet derisa limoni të zbutet, ndërsa shurupi të dendësohet.
Në fund shtoni uthull vere në ujë të nxehtë dhe zieni edhe 2 – 3 minuta.
Ëmbëlsirën e përgatitur qiteni në një enë tjetër të pastër dhe lëreni të qëndrojë 5 -6 orë.
Qiteni në kavanoz të sterilizuar dhe ruajeni në një vend të errët, transmeton Telegrafi.














































