LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Kosova është e hapur për negociata me investitorët e mundshëm

Kelmendi: Kosova është e hapur për negociata me investitorët e mundshëm

Në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, që po zhvillohet në Romë, në delegacionin e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministrit Mustafa, po merr pjesë edhe zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, i cili në këtë forum ka shprehur pikëpamjet e tij në shumë aspekte zhvillimore të vendit.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në fokusin i shpalosjeve dhe prezantimeve të tij në Forum ishte informimi për ambientin e përmirësuar investiv, politikat tatimore dhe fiskale të favorshme, resurset humane të mjaftueshme profesionale dhe të moshës së re…”, transmeton Telegrafi

Postimi i plotë i zv.kryeministrit Kelmendi:


“Ambientet e takimit kokë më kokë të bizneseve kosovare-italiane.

Romë, Itali
‘Forumi Ekonomik për Kosovën’

Fokusi i shpalosjeve dhe prezantimeve të mia si zv/Kryeministër ishte informimi për ambientin e përmirësuar investiv, politikat tatimore dhe fiskale të favorshme, resurset humane të mjaftueshme profesionale dhe të moshës së re, perdorues të teknologjive, hapësirë për investime, për shitje të linjave teknologjike prodhuese, të linjave agropërpunuese dhe bujqësore.

Shpalosa dhe prioritetet dhe mundësitë me sistemet e ujitjes dhe serave për katervjeçarin e ardhshëm, industrinë ushqimore, industrinë e tekstilit, energjisë dhe mineraleve si dhe folëm mbi rolin e AKP-së si agjenci për privatizimin e aseteve shoqërore me theks mundësitë që ka ligji për investime strategjike.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e hapur për negociata individuale me investitorët e mundshëm. Puna dhe angazhimi ynë mbetet në fuqizimin e ligjit në këto sfera, veçanërisht në ligjet e favorshme mbrojtëse nga aktet e ndyshme joligjore.
Ramiz Kelmendi – zv/Kryeministër”(sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Frutex
Kalo në kategori