LAJMI I FUNDIT:

KEDS: Zgjidhet furnizimi me energji elektrike për Mitrovicën dhe Trepçën

KEDS: Zgjidhet furnizimi me energji elektrike për Mitrovicën dhe Trepçën

KEDS ka krijuar një zgjidhje të shpejtë për furnizim me energji elektrike të Mitrovicës dhe Trepçës, pas djegies së djeshme. Zgjidhja ka të bëjë me riaftësimin e linjës së Vallaqit që gjendet në veri të vendit, për pjesën e furnizimit të qytetit dhe fshatrave përreth. Kjo është arritur edhe falë ndihmës dhe mbështetjes së institucioneve te vendit, Policisë e Kosovës për sigurinë e ofruar dhe KOSTT-in.

Ekipet e punëtorëve të KEDS kanë arritur të shtrijnë sot gjatë ditës përçuesin në linjën 35kV që vije nga nënstacioni i Vallaqit për drejtim në nënstacionin e Mitrovica 2, ku po bëhet kyçja për të furnizuar një pjesë të madhe të Mitrovicës dhe fshatrave përreth. Pos përçuesit, janë vendosur edhe shtylla dhe pajisje të tjera të rrjetit, pasi linja ishte joaktive që nga paslufta. Kjo është arritur falë angazhimit të madh të punëtorëve të kompanisë, të cilët janë në terren së bashku me menaxhmentin përkatës që nga dita e djeshme kur ndodhi avaria në asetet e Trepcës.

“Paralel me këtë, KEDS së bashku me KOSST në afat rekord kanë gjetur alternativë shtesë të furnizimit për konsumatorët e apostrofuar më lartë, pasi linja që vije nga veriu nuk ka kapacitete të mjaftueshme. Në këtë rast KEDS ka angazhuar numër të madh të punëtorëve si dhe kontraktoreve për të punuar në shtrirjen e përçuesit 35kV nga nënstacionin i KOSTT-it në Vushtrri në drejtim të Trepçës, sikurse edhe nga Trepça në drejtim të Vushtrrisë, në mënyrë që të përfundojnë punimet sa më shpejtë të jetë e mundur. Punimet në të dy anët janë në përfundim e sipër dhe nëse gjithçka shkon sipas planit pritet që furnizimi me energji elektrike për qytetarë të kthehet në mbrëmje”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.


Situata e tillë është krijuar pas djegies së djeshme rreth mesditës të trafo së Trepçës, e lidhur me kapacitetet transmetive të KOSTT-it. Dëmi ishte i madh dhe është e pamundur të kthehet në punë. Në këto rrethana, KEDS bashkë me aktërët tjerë është vënë menjëherë në lëvizje. Fillimisht, është gjetur zgjidhje e furnizimit të minierës për t’i nxjerrë nga zgafellja mbi 100 minatorë që kishin mbetur të ngujuar, pastaj për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe më të shpejta të furnizimit të konsumatorëve dhe kjo u arrit edhe falë bashkëpunimit të KOSTT dhe institucioneve të vendit.

Në fund, KEDS thotë se “shprehim falënderim për KOSST që bashkërisht gjetëm zgjidhje të shpejt, po ashtu institucionet e Kosovës për përkrahjen, Policinë e Kosovës që krijoi siguri për të realizuar punimet, si dhe qytetarët e Mitrovicës tek të cilët gjetëm mirëkuptim dhe përkrahje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

Kalo në kategori