Fshatrat Gjinoc, Leshan, Sallagrazhdë dhe Mushtisht të Suharekës, janë përfitues nga largpërçuesi 10 kV që ka ndërtuar KEDS, ndërsa nga rrejti 0.4kV kanë përfituar 61 familje të fshatit Leshan.
KEDS ka investuar në rrjetin e ri të tensionit të lartë dhe atij të ulët në tri fshatra të Suharekës.
Në kuadër të projektit është instaluar një stabiliment shpërndarës krejtësisht i ri dhe mjaft i nevojshëm për banorët dhe bizneset, ka përmirësuar dukshëm rrjetin energjetik dhe kapacitetin bartës. Por ajo që më së që shumti vlen të theksohet, është rritja e sigurisë për banorët.
Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti në të ardhmen parashihet të ndahen linjat, të bëhen të veçanta për ata të amvisërisë dhe për ata bizneseve, që do t’ua lehtësojë shumë punën atyre.
Shtyllat e vjetra që kanë qenë të vendosura nëpër oborre dhe nëpër arra, tani kanë kaluar skaj rrugës, që mundëson stabilitet energjetik dhe siguri për të gjithë.
Në fshatin Gjinoc kalon rrjeti 10 kV dhe në vend të përçuesit të zhveshur ajror janë vendosur kabllo bistekë 10kV ajrore, kjo ka bërë që të rritet siguria dhe besimi te banorët, ndërsa në Leshan tensioni i lartë ka kaluar përmbi shtëpi, kurse tani është zhvendosur i tëri përreth rrugës kryesore.
Mjaft të gëzuar për këtë projekt, shprehen banorët e këtyre anëve. Astrit Berisha, banor i fshatit Gjinoc, me profesion automekanik, ndjehet mjaft i lumtur për punën që ka bërë KEDS-i këtu.
“KEDS na ka hequr shtyllat e vjetra dhe për këtë jemi të lumtur, kurse sa i përket furnizimit me energji elektrike, tensioni është më i fuqishëm dhe për të gjithë banorët e fshatit është larguar frika dhe tani jemi të lirë për të lëvizur”, ka thënë Berisha.
Në këto fshatra dominon biznesi familjar dhe natyrisht me përfundimin e këtij projekti tani e kanë më të lehtë të zhvillojnë biznesin e tyre, me një rrjet më të sofistikuar dhe cilësor.
Për të gjithë fshatarët tani më siguria teknike është 100% e garantuar, ndërsa rrezikshmëria 0 për qind.
Edhe për banorin Mithat Ramadanin nga Leshani, tashmë rreziku është larguar në fshatin e tij.
“Projekti ka ndikuar shumë pozitivisht në largimin e rrezikut me heqjen e shtyllave të drurit si dhe tensionit të lartë. Pra, me ndërrimin e rrjetit të vjetër është evituar edhe rreziku”, është shprehur Ramadani.
KEDS vazhdon të investojë në zgjerimin dhe përmirësimin e rrjetit energjetik në tërë vendin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze