KB Trepça sot hap Fan Shopin e klubit

KB Trepça është duke punuar maksimalisht për fillimin e sezonit 2022/23, ku deri më tani kanë arritur të nënshkruajnë me lojtarët më cilësor në tregun e transferimeve.
Jo vetëm për të shtuar cilësi në skuadër, kryesia e Trepçës ka menduar për të gjithë tifozët që duan të kenë fanellën apo ndonjë rekuizitë nga klubi i tyre.
Gjatë ditës, minatorët kanë bërë të ditur se kanë hapur “Fan Shopin” e klubit, i cili do të jetë në dispozicion nga dita e hënë (sot).
Tifozët e Trepçës do të mund t'i kenë rekuizitat e klubit duke i blerë në Fan Shopin zyrtar.
Njoftimi i plotë i klubit mitrovicas:Buzë lumit Ibër e krah për krah me palestrën e zjarrtë "MINATORI", po buron diçka krejtësisht e re dhe unike në qytetin tonë! Të hënën, ju presim nga ora:17:00 në hapjen e "Fan Shop-it", më atraktiv zyrtar të klubit KB TREPÇA! Tashmë fanellat e skuadrës me lojtarët tuaj të preferuar, i gjeni në këtë ambient fantastik, të veshur me ngjyrat dhe simbolet e qytetit të Mitrovicës. "Fan Shop-i", i dedikuar për ju do të ofrojë produktet: -Fanellat me emra dhe numra të lojtarëve për të gjitha moshat -Fanella të personalizuara sipas porosisë -Veshje me dizajne të ndryshme me motive të klubit -Filxhan, shishe, termos, mbajtëse të çelësit apo aksesorëve të tjerë, etjetj.. Shumë kreativitet e zgjedhje, në produktet tona autentike! Mos harroni me e bo tag personin qe ju ka premtu, me ja'u ble fanellen sapo te hapet shopi! /Telegrafi/






















































