Site icon Telegrafi

Katër skuadra turke pas Alioskit, por CSKA e Moskës i ofron miliona për tu transferuar në Rusi

Ezgjan Alioski do të largohet sipas të gjitha gjasave nga Leeds United gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi i majtë shqiptar është që katër vite pjesë e skuadrës angleze dhe kontrata me këtë klub i skadon më 30 qershor.

Te Leedsi të gjithë duan qëndrimin e Alioskit, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Nga ana tjetër ka shumë oferta nga elita e futbollit turk, ku klubet më të mëdha duan afrimin e tij.

Mediat turke kanë raportuar se katër gjigantët e futbollit turk, Besiktas, Galatasaray, Fenerbahce dhe Trabzonspor kanë kontaktuar përfaqësuesit e shqiptarit.

Megjithatë klubet turke kanë një konkurrent të fortë për t’i fituar shërbimet e Alioskit.

Gjiganti rus, CSKA Moska i ka bërë një ofertë milionëshe, duke i ofruar pagë vjetore prej 2,5 milionë eurove në sezon.

Gjithsesi vet lojtari ka bërë të ditur se do të vendos për të ardhmen e tij vetëm pas përfundimit të kampionatit evropian, ku po luan për Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/

Exit mobile version