“Njeriut do t’ia këqyrim punën, nderin, përgatitjen, por jo mbiemrin. Nuk mund t’i mbushim ambasadat e as ministritë me kushërinj”, kishte thënë kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, para nisjes së mandatit të dytë si kryeministër.
Kurti kishte premtuar një kulturë të re të qeverisjes, që nuk do të kishte punësime partiake e familjare.
Këto premtime, sipas opozitës dhe shoqërisë civile, janë anashkaluar nga qeveria, që sipas tyre, në emër të çkapjes së shtetit, është duke bërë një kapje të re.
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë në organizatën joqeveritare FOL, tha se punësimet partiake dhe familjare e kanë përcjellë Kosovën ndër vite.
“Kemi pasur jo vetëm familjarë, por ka edhe militantë të shumtë që janë duke u akomoduar në pozita të ndryshme, e që tërë këto procedura, fatkeqësisht po mbahen të fshehta”, tha ajo.
Sipas saj, me ndërrimin e pushteteve janë ndërruar edhe personat në pozita kyçe në institucione shtetërore, praktikë kjo që ishte kritikuar në masë të madhe edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila tashmë është në pushtet.
“Fatkeqësisht, të njëjtën strategji, ta quaj ashtu, të njëjtat veprime është duke i bërë aktualisht edhe Lëvizja Vetëvendosje. Kanë ardhur në pushtet pikërisht duke i kritikuar këto veprime që i kanë bërë qeveritë e kaluara. Është premtuar një çkapje e shtetit, mirëpo nuk është treguar se do të kapet prej tyre”, tha ajo.
Demolli-Nimani tha se sikur të kishte një proces të rekrutimit të mirëfilltë dhe në bazë të meritave, qoftë edhe vëllai i kryeministrit nëse e merr një pozitë, por që e ka kaluar një proces të mirëfilltë dhe meritor për atë pozitë, do të ishte e pranueshme.
Albana Rexha nga Demokraci Plus (D+), tha se çdo vendim që e lejon dikën pa kompetencë të jetë pjesë e një institucioni, e cenon integritetin e vetë institucionit, por edhe të qeverisë që është në pushtet si dhe e dobëson zhvillimin e demokracisë në vend.
Sipas saj, shoqëria civile dhe gazetarët duhet të bëjnë dallime për emërime politike, siç janë ato në kabinete dhe në organizma të ndryshëm këshillëdhënës, me punësimet klasike në shërbim civil dhe në borde të ndërmarrjeve të ndryshme.
“Çkapja e shtetit nuk duhet të orientohet në këtë formë, vetëm me zëvendësimin e këtyre bordeve, andaj po mendoj që ne si shoqëri civile duhet me qenë shumë të zëshëm”, tha ajo.
“Nëse punësimi është i bazuar plotësisht vetëm në afërsi politike apo lidhje familjare, paraqet pengesë shumë të madhe për zhvillimin e vendit, e sidomos kur të gjitha këto, jo merita, afërsia politike dhe lidhja familjare shoqërohen edhe me njerëz jokompetentë për atë detyrë për të cilën e kanë marrë”, shtoi Rexha.
PDK: Kapja e shtetit me “praktikantë”
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, tha për Radion Evropa e Lirë se Lëvizja Vetëvendosje ka shkelur të gjitha parimet me të cilat i ka fituar zgjedhjet.
“Është një situatë vërtetë e rëndë dhe delikate, në dëm të institucioneve të pavarura dhe të asaj që është quajtur çkapje e shtetit, kur në parim tani po kemi një kapje të re me njerëz krejtësisht të papërgatitur, fillestar në punë dhe me lidhje tipike familjare”, tha deputeti Shala.
Sipas tij, vendimet e marra nga qeveria për këto punësime, duhet të anulohen.
“Shumë nga ata që kanë qenë në procese rekrutimi, do të apelojnë përmes linjave gjyqësore dhe unë besoj që do të kemi shumë padi në drejtim të institucioneve të vendit për shkak të shkeljeve ligjore që po bëhen, dhe në këtë relacion dëmi do të jetë edhe ekonomik në raport me buxhetin e shtetit”, tha Shala.
Në programin qeverisës 2021-2025, thuhet se “do të zhvillohet një sistem kredibil dhe transparent të ngritjes së kapaciteteve në shërbimin civil, që siguron rekrutimet dhe avancimet të bazuara në meritokraci dhe që ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët”.
Kush ia pa hairin Qeverisë Kurti 2?
Me të marrë udhëheqjen e qeverisë, emri i parë që u raportua si i punësuar nga pushteti aktual, ishte i xhaxhait të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, Rabit Konjufca.
Ky i fundit, që ishte edhe kandidat për kryetar të Lipjanit, u emërua këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes.
Këshilltar politik u emërua edhe vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, Sami Uka. Ai u emërua këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Gëzim Tosuni, u emërua këshilltar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.
Mbesa e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, Fadile Dyla u emëruar si u.d. sekretare në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Së fundi, Suljota Aliu, motra e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, është punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga pushteti kanë përfituar edhe familjarë të deputetëve të Listës Guxo, që janë pjesë e koalicionit qeverisës. Në Ministrinë e Shëndetësisë, u punësua djali i axhës së deputetit, Haxhi Avdyli, Emrush Avdyli.
Të martën më 27 korrik, në Bordin Qendror për Shkollim Specialistik është emëruar Driton Vela, ish-kandidat i LVV-së për deputet, i cili është vëllai i Blerim Velës, këshilltar i presidentes, Vjosa Osmani.
Akuzave të opozitës dhe shoqërisë civile si dhe pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, nuk u janë përgjigjur zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
As pas dy ditë pritjeje, zyra për media e partisë në pushtet, nuk ka kthyer përgjigje lidhur me punësimet që kanë ndodhur që nga marrja e pushtetit më 22 mars të këtij viti./REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ahmeti: Nëse preket Ligji i gjuhëve nuk do mbahen zgjedhjet lokale

Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

VLEN: Tetë muaj qeverisje, pensionistët përfitojnë 5.000 denarë më shumë

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk