Një person është arrestuar pasi që kishte kanosur një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:40, në Prishtinë.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte kanosur ankuesin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/