Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte kanosur e sulmuar viktimën femër, me të cilën bashkëjeton.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.


Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas në mosmarrëveshje kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën femër shqiptare shtetase e huaj me të cilën bashkëjeton”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/