LAJMI I FUNDIT:

Kanosën policët në Prishtinë e Prizren, dy të arrestuar

Kanosën policët në Prishtinë e Prizren, dy të arrestuar
Foto: Arkiv/Ilustrim

Dy persona njëri në Prishtinë e tjetri në Prizren, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi që të njëjtit kanë kanosur zyrtarët policorë.

Në Prishtinë rasti ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte kanosur dy zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës dhe me veturë në lëvizje i kishte rrezikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


Ndërkaq në Prizren rasti ka ndodhur rreth orës 19:45.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dhe penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/