Kanadaja është vendi i dytë pas Gjermanisë, që pas premtimeve të dhëna ka filluar me dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë.
Të shtunën ministria kanadeze e Mbrojtjes, ka publikuar pamjet e transportimit të dy tankeve nga katër sa i ka premtuar t’i dërgojë në Ukrainë, të cilët shihen duke u futur në një aeroplan transportues C-17 në Halifax që për destinacion ka Poloninë nga ku më pas do t’i dorëzohen ukrainasve, transmeton Telegrafi.
Për dallim nga Gjermania e cila pas presionit pranoi të dërgojë tanket në Ukrainë, Kanadaja ka vepruar edhe para Polonisë që kishte proklamuar publikisht dërgimin e Leopard 2.
E në “klubin” e vendeve që premtuan dërgimin e Leopard 2 në Ukrainë është edhe Portugalia, ndërsa vetëm Kanadaja dhe Gjermania kanë filluar dërgimin e tyre.
Kanadaja ka 82 tanke Leopard 2 në tri versione A4, 2A4M dhe A6M. Nga ky numër në versionin A4 i ka 42 sosh, në 2A4M i ka 20 dhe në 2A6M gjithashtu 20 sosh. /Telegrafi/
Canada sends first #Leopard2 tank to Ukraine
"Today, an aircraft departed Halifax carrying the first Leopard 2 main battle tank that #Canada is sending to #Ukraine," said Minister of National Defence of Canada Anita Anand. pic.twitter.com/qSet62ip4w
— NEXTA (@nexta_tv) February 4, 2023